Në mbrëmjen e sotme, disa qytetarë raportuan një ngjarje alarmante në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat, ku një vajzë u pa duke u futur me forcë në një makinë, duke ngjallur shqetësim dhe një reagim të shpejtë nga Policia e Shtetit.
Pas një hetimi të hollësishëm, Policia ka sqaruar se incidenti nuk kishte lidhje me një rrëmbim të vërtetë. Sipas informacioneve të fundit, përplasja që kishte ndodhur ishte një mosmarrëveshje mes një çifti dhe nuk përbënte ndonjë akt të paligjshëm.
Të dy personat e përfshirë, djalë dhe vajzë, janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Nga vajza nuk ka pasur asnjë kallëzim për rrëmbim ose akuzë të tillë, duke hedhur poshtë çdo hipotezë për një rrëmbim.
Tiranë/ Vajza rrëmbehet në Kombinat, policia në kërkim të “Benzit” me dy pasagjerë