Dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Bërnjaku dhe Merdarja janë mbyllur mbrëmë për qarkullim. Ndërkohë, pika kufitare në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.
Fillimisht u mbyllë pikëkalimi në Bërnjak. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, tha se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.
Ai bëri me dije se një familje kosovare që po udhëtonte për në Gjermani është kthyer prapa me forcë. Pas mesnatës, ai njoftoi se është mbyllur edhe pika kufitare në Merdare.
Pas Bërnjakut, Kosova mbyll kufirin edhe në Merdarë: Ka ekstremistë të maskuar serbë
Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje qytetarëve dhe mërgimtarëve që udhëtojnë drejt Kosovës apo nga Kosova në drejtim të shteteve tjera të marrin masa të kujdesshme dhe të përdorin pikat e tjera kufitare.
Përfaqësues nga disa shoqata serbe kanë bllokuar rrugët pranë tri pikave kufitare me Kosovën në territorin e Serbisë. Grupe të vogla njerëzish u mblodhën pasditen e 6 shtatorit në kalimet kufitare në Merdare, Jarinë dhe Bërnjak, ku ndaluan kamionë dhe drejtues makinash me dokumente të Kosovës. Bllokimi i rrugëve u bë pas mbylljes së pesë institucioneve paralele serbe në veri të vendit nga autoritetet e Kosovës.
Mbyllja e kufirit, Gërvalla: Gjermania të flasë pavarësisht litiumit, ndaleni Vuçiçin para luftës