Pas fitores 1-2 ndaj Ukrainës, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka vlerësuar performancën e ekipit dhe ka ndarë shpresat për të ardhmen.
Në një postim në rrjete sociale, Duka ka lavdëruar kuqezinjtë për suksesin e merituar dhe ka theksuar, “Suksesi plotësisht i merituar sot në Pragë konfirmon potencialet jo të pakta të skuadrës tonë për të shkuar shumë larg!”
Ai gjithashtu ka paralajmëruar për sfidën e ardhshme ndaj Gjeorgjisë, duke shprehur besim në forcën e ekipit dhe duke ftuar tifozët të mbështesin kombëtaren në ndeshjen e ardhshme. “Me pak më shumë kujdes në fushë do të vijojmë të prodhojmë sukses,” ka shtuar Duka.