Sot fillon viti i ri shkollor 2024-2025 për 350 mijë nxënës, ku 28 mijë prej tyre do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Ky vit sjell risi të rëndësishme, përfshirë 2100 mësues ndihmës për nxënësit me nevoja të veçanta dhe 240 oficerë sigurie për shkollat. Ministria e Arsimit ka siguruar libra falas për 238 mijë nxënës dhe rritje pagash për mësues.
Policia ka marrë masa të forta për sigurinë e nxënësve dhe menaxhimin e trafikut, duke angazhuar forcën e saj në zona shkollore për të garantuar një vit të sigurt dhe të qetë shkollor.