-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia greke shkatërron bandën e grabitësve, arrestohet kapo shqiptar

Kryesoret

Në Athinë, është shkatërruar një bandë e organizuar që ka terrorizuar qytetin me grabitje dhe vjedhje. Grupi, i udhëhequr nga shqiptari 39-vjeçar Pllumb Cara, alias Pllumb Rusi, ka kryer 21 sulme, përfshirë grabitje me armë dhe bastisje në shtëpi dhe dyqane.

Cara u plagos rëndë dhe u kap gjatë një tentativë arratisjeje kur ra nga lartësia e një ballkoni. Dy bashkëpunëtorët e tij, Yasin Badaëi nga Siria dhe Evstathios Borgidis nga Greqia, u arrestuan gjithashtu.

Policia sekuestroi armë, drogë dhe sende të tjera që përdornin gjatë veprimtarive të tyre kriminale. Banda, që vepronte që nga nëntori i vitit të kaluar, kishte synuar dyqane dhe shtëpi në zona të ndryshme të Athinës, duke përdorur dhunë për të detyruar viktimat të dorëzonin pasurinë.

Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin e grupit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit