-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prezantohet drejtori i ri i Gardës, Hoxha: Mbështetje për shndërrimin në trupë elitare

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezantoi Ermal Onuzin si Drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, duke falenderuar paraardhësit Gramos Sako dhe Sami Kuti për kontributet e tyre.

Hoxha theksoi rëndësinë e vijimit të reformave për ta bërë Gardën një trupë moderne dhe profesionale.

“Vizita ime e parë në Komandën e Gardës lidhet me një moment të rëndësishëm, me prezantimin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, z. Ermal Onuzi, i cili u përzgjodh pas një procesi të hapur konkurrimi, me kandidatura të mira e profesionistë të fushës së sigurisë.  I urova zotit Onuzi suksese në detyrën e rëndësishme, duke besuar fort se do të çojë para punët e nisura, për ta kthyer këtë trupë, në elitare”, u shpreh Hoxha.

Ministri Hoxha u shpreh se është e nevojshme që Garda të jetë e efektshme në mbrojtjen e personaliteteve të larta dhe organeve të drejtësisë, duke nënvizuar angazhimin për bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe mbështetje të plotë nga Qeveria dhe Kryeministri Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit