-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrumbullaku dorëzon çelësat: Sot jemi më të sigurtë

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën.

MESAZHI I PLOTË

Të nderuar punonjëse dhe punonjës të Policisë së Shtetit,

Mbyllja e angazhimit në detyrën e lartë shtetërore të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është momenti më i mirë për t’ju drejtuar të gjithëve ju me një falënderim nga zemra për përpjekjet e përbashkëta dhe arritjet në këto dy vjet.

Jam i mbushur me obligimin për t’ju përshëndetur dhe falënderuar të gjithëve një nga një, për t’ju shtrënguar duart me përuljen më të madhe për sakrificën tuaj të vazhdueshme, çdo vit, çdo muaj të vitit, çdo ditë të muajit dhe çdo orë të ditës e natës.

Vullneti dhe ndershmëria në përmbushjen e detyrës së punonjësve të policisë, që kam patur fatin ta jetoj bashkë me ju për mbi 3 dekada, ka prodhuar rend e siguri në Shqipëri.

Sot vendi ynë regjistron treguesit e sigurisë më të mirë që ka patur ndonjëherë, falë një progresi të vazhdueshëm të Policisë së Shtetit dhe ndihmës e mbështetjes domethënëse nga Ministria e Brendshme e Qeveria, nga Partnerët Ndërkombëtarë e Agjencitë e Zbatimit të Ligjit dhe padyshim, falë bashkëpunimit të vyer me qytetarët.

Hapet gara, kushti për t’u bërë drejtor i Policisë së Shtetit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit