Izraeli ka bombarduar qytetin Tubas në Bregun Perëndimor, duke shkaktuar të paktën 5 viktima, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestinase.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka deklaruar: Si pjesë e aktivitetit antiterrorist, një aeroplan i forcës ajrore izraelite goditi një qelizë të armatosur terroriste në zonën e Tubas.
Përveç sulmeve, Izraeli ka ofruar një kalim të sigurt për liderin e Hamasit, Yahya Sinwar, në këmbim të lirimit të 101 pengjeve.
Kryenegociatori izraelit, Gal Hirsch, ka theksuar: Unë jam gati të siguroj një kalim të sigurt për Sinwar, për familjen e tij, për këdo që dëshiron të bashkohet me të. Ne duam që pengjet të kthehen.