Të mërkurën, Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira, të cilat do të zhvillohen kryesisht në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Në këtë periudhë, është e mundur që në këto zona të ndodhin reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.
Era pritet të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 12 m/sek.
Temperaturat do të variojnë si më poshtë:
Në zonat malore: nga 13°C deri në 29°C
Në zonat e ulëta: nga 16°C deri në 32°C
Në zonat bregdetare: nga 17°C deri në 31°C