Në Vorë, policia ka arrestuar A. H., 32 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar gruan e tij me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Viktima është e shtruar në spital për trajtim mjekësor.
Policia ka dorëzuar materialet përkatëse në prokurori për veprime të mëtejshme.