Në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, policia e Shkodrës ka asgjësuar 2,114 bimë kanabisi.
Operacioni u zhvillua në njësitë administrative Pult, Shalë, dhe Shllak, ku u eliminuan 703 bimë në Pult dhe Shalë, dhe 1,411 bimë në Shllak.
Policia po vazhdon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.