Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi, dhe zëvendësi i tij, Abedin Kërrnaja, janë paraqitur mëngjesin e sotëm para Gjykatës së Posaçme për të marrë njohuri mbi masën e sigurisë ndaj tyre.
GJKKO, në përputhje me kërkesën e SPAK, ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për Byberin dhe Kërrnajan. Të dy akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkatërrim të pyjeve.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, ata janë akuzuar për lehtësimin e ndërtimit të një rruge pa marrë lejen e nevojshme nga organet kompetente, duke shkaktuar dëme të mëdha mjedisore.