Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), vetëvrasja është një çështje kryesore e shëndetit publik, që shkakton rreth 726 mijë vdekje çdo vit në nivel global.
OBSH thekson se për periudhën 2024-2026, fokusi do të jetë në “Ndryshimin e narrativës për vetëvrasjen”, duke inkurajuar bisedat e hapura si një metodë për parandalimin e këtij fenomeni. Vetëvrasja është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve tek të rinjtë e moshës 15-29 vjeç dhe ndodhin më shpesh në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
OBSH-ja rekomandon reduktimin e stigmës dhe promovimin e një kulture ku bisedat mbi këtë temë janë të pranuara, duke e parë çdo bisedë si një hap të rëndësishëm në ndihmën ndaj atyre që janë në rrezik.