Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e pritjes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, në zyrat e Kryeministrisë.
Rama shprehet se është një kënaqësi e veçantë të mikpresë kreun e shtetit izraelit dhe thekson rëndësinë e vizitës për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Kryeministria – Kënaqësi të mikpres Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog,” shkruan Rama në postimin e tij.