Sezoni i ri i Champions League fillon këtë javë me një format të ndryshuar që përfshin ndeshje të planifikuara në 3 ditë, të martën, të mërkurën dhe të enjten.
Çdo javë do të ketë 16 ndeshje, duke përfshirë përballje të mëdha si Milan-Liverpool dhe Manchester City-Inter. Turneu ka kaluar në një format të ri me 36 skuadra dhe një renditje të vetme, ku ekipet do të konkurrojnë për të mbledhur pikë në një tabelë të përgjithshme.
Faza e grupit përfundon pas 8 ndeshjeve për secilën skuadër, me kualifikim nga vendet e para deri në të tetat dhe ‘play-off’ për vendet 9 deri në 24.