Në seancën e sotme plenare deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku pati një replikë me ministrin e Financave Petrit Malaj.
Tabaku tha se janë mbledhur 10 milionë euro nga 10 mijë profesionistë të lirë dhe ministri i Financave ka raportuar një shifër prej 5 milionë eurosh.
Ajo u shpreh se pavarësish shumës së mbledhur, çdo lekë i marrë nga këta profesionistë është i padrejtë dhe duhet t’u kthehet atyre.
“Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese që e shpalli këtë taksë si antikushtetuese është ende në fuqi. Sot, dje dhe nesër, mbetet i njëjti, taksa ishte dhe është antikushtetuese. Pavarësisht nëse profesionistët e lirë e kanë paguar apo jo, këto para duhet t’u kthehen, “ tha Tabaku.
Më pas ajo bëri thirrje për zbatimine menjëhershëm të evndimit dhe kthimin e fondeve për profesionistët e prekur “Çfarë ndodh kur një tatimpagues është në borxh me shtetin? Ai paguan gjobat dhe kamatëvonesat. A po merr qeveria përgjegjësinë për shkeljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese?”