Mëngjesin e sotëm, Sllovenia u përball me një fenomen të pazakontë për muajin e shtatorit, pasi bora e parë ra në rajonin e Kredarica.
Ky zhvillim meteorologjik erdhi si rezultat i një vale të ftohtë të Atlantikut që ka përfshirë Evropën dhe po lëviz drejt lindjes.
Edhe pse stuhia ka shkaktuar disa probleme në bregdetin slloven, skenarët më të këqij, të cilat parashikonin përmbytje të mëdha, nuk janë realizuar. Sipas Agjencisë Sllovene të Mjedisit (Arso), reshjet e shiut janë shoqëruar me një sasi të konsiderueshme bore në disa zona të larta, ndërsa në Istria sllovene reshjet e shiut kanë arritur deri në 200 milimetra, dyfish më shumë se zakonisht.
Arso konfirmoi se, megjithëse reshjet janë të mëdha, ato nuk janë rekord për këtë rajon.