-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë/ Kontroll në bankë serbe, sekuestrohen 6 milionë dinarë, 57 mijë dollarë e 10 mijë euro

Kryesoret

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të gjerë në një degë të Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviç.

Ky kontroll është realizuar pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Mitrovicës. Sipas zyrtarit të policisë, Veton Elshani, operacioni është pjesë e një hetimi për krime ekonomike, në veçanti për pastrim parash. Gjatë bastisjes, janë sekuestruar 5,772,313 dinarë serbë, 57,626 dollarë amerikanë, 10,835 euro, 2,790 franga zvicerane, si dhe dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë.

Elshani shpjegoi se bastisjet përfshijnë jo vetëm degën e bankës në Leposaviç, por edhe Drejtorinë e Thesarit në Ministrinë e Financave. Ky veprim është në lidhje me një rast më të gjerë të pastrimit të parave që kanë lidhje me bankat, dhe hetimet janë në vazhdim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit