-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Malaj dhe Ambasadorja e Zvicrës nënshkruajnë marrëveshje për financat vendore

Kryesoret

Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, nënshkruan sot një marrëveshje të rëndësishme për mbështetje teknike në sistemin e financave vendore në Shqipëri.

Marrëveshja përfshin një fond prej 4.5 milionë eurosh për periudhën 2024-2028 dhe shënon fazën e dytë të projektit “Ofrimi i asistencës teknike për Forcimin e Menaxhimit të Financave Publike në Nivel Vendor”.

Ministri Malaj theksoi se ky hap përparon marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Zvicrës dhe do të ndihmojë në përmirësimin e efikasitetit të mbledhjes së të ardhurave, reformimin e buxhetit vendor, dhe përmirësimin e auditimit dhe raportimit financiar. Ambasadorja Huber e vlerësoi marrëveshjen si një mundësi për të rritur cilësinë e menaxhimit të financave dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për komunitetet vendore.

Projekti mbështet 61 bashki në rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e financave dhe koordinimin e financave vendore, duke siguruar mbështetje nga Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe zbatuar nga Universiteti i Lucernës dhe GFA Consulting Group.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit