Mbrëmjen e sotme Rubin Kazani u mposht me rezultatin 0-2 ndaj Krylyla Sovetov, në duelin e vlefshëm për javën e tetë të kampionatit.
Në këtë duel u aktivizua sulmuesi Mirlind Daku, i cili nuk mundi të linte gjurmë dhe nga stoli u aktivizuan Mirlind Çuni dhe mesfushori me origjinë shqiptare, Veldin Hodza (Hoxha), të cilët bënë debutimin me skuadrën ruse.
Gjithashtu në stol ndodhej edhe futbollisti tjetër me origjinë shqiptare Dardan Shabanhaxhaj.