Aktori i madh i kinematografisë shqiptare feston sot 84-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë Reshat Arbanës e urojnë edhe kolegët e tij.
“Një ikonë mes nesh…..! Reshat Arbana: ‘Artist i Popullit’ e ‘Nderi i Kombit’, paç shëndet e jetë të gjatë! Askush, më shumë se ti, nuk i meriton këto dy tituj, sepse ti mbete gjithë jetën tënde, artisti e intelektuali përfaqësues i denjë i popullit e kombit shqiptar”, shkruan Shkëlqim Hajdari.