Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook tha se në ditën e parë të vitit shkollor, janë hapur 25 shkolla të reja.
Manastrirliu shprehet se janë bërë investime si asnjëherë më parë në arsim.
“Shkollat e reja kanë të gjitha kushtet për mësimdhënie me klasa moderne, laboratorë, biblioteka, terrene sportive dhe palestra, deri te hapësirat e gjelbra, që u ofrojnë nxënësve tanë mundësi për të mësuar, për të zhvilluar aftësitë digjitale dhe për të eksploruar pasionet e tyre për sportin dhe natyrën”, shkruan Manastirliu.