Lul Rakaj, autori i plagosjes me armë të dy personave në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, ka një të shkuar të errët. Rakaj, i cili plagosi Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj në një konflikt që ndodhi mëngjesin e 15 shtatorit, është i njohur për një krim të rëndë të kryer rreth 13 vjet më parë. Në atë kohë, ai vrau Kolë Mushkun në Hot të Malësisë së Madhe si hakmarrje për vrasjen e babait të tij nga Mushku.
Ngjarja e sotme ndodhi rreth orës 09:45, kur një sherr në hyrje të një lokali degjeneroi në përdorimin e armëve nga Rakaj. Dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia është angazhuar për kapjen e autorit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.