Autoritetet venezueliane kanë njoftuar arrestimin e gjashtë personave të huaj, përfshirë tre amerikanë, dy spanjollë dhe një çek, që akuzohen se kanë planifikuar të vrisnin presidentin Nicolás Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Ministri i Brendshëm, Diosdado Cabello, deklaroi se janë konfiskuar qindra armë dhe se të arrestuarit janë pjesë e një komploti për të destabilizuar vendin.
Gjatë një konferencë për shtyp, Cabello e akuzoi CIA-n dhe Qendrën Kombëtare të Inteligjencës të Spanjës (CNI) për përfshirje në këtë plan. Megjithatë, zyrtarët spanjollë e mohuan këtë akuzë, duke theksuar se individët e ndaluar nuk janë pjesë e CNI-së.
Ndërkohë, dy ditë më parë, SHBA vendosi sanksione ndaj zyrtarëve venezuelianë pas zgjedhjeve të diskutueshme në vend.