Ryan Wesley Routh, i akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj Donald Trump, është paraqitur para gjykatës federale të dielën.
58-vjeçari ishte i prangosur në duar dhe këmbë dhe u shfaq i veshur me uniformën e burgut ndërsa përballet me akuzat për komplotin e dyshuar për të vrarë ish-presidentin.
Incidenti ndodhi në West Palm Beach, ku Shërbimi Sekret hapën zjarr pasi panë Routh-in duke u afruar me një armë të fortë në një klub golfi ku Trump po luante.