Në Ditën Botërore të Ozonit, 16 Shtator, Shqipëria ka theksuar përkushtimin e saj për mbrojtjen e shtresës së ozonit me hapa të rëndësishëm.
Qeveria shqiptare ka ratifikuar Amendamentin e Kigali-t, duke u bërë lider në rajon për eliminimin gradual të gazeve HFC. Ky amendament është pjesë e Protokollit të Montrealit, marrëveshja ndërkombëtare që ka ndihmuar në rikuperimin e shtresës së ozonit dhe ka kontribuar në reduktimin e ngrohjes globale.
Shqipëria ka dëshmuar një angazhim të fortë në luftën kundër ndotjes dhe mbrojtjen e ambientit.