Drejtori i Burgjeve Klevis Qose në Komisionin e Sigurisë ka kërkuar mbështetje dhe siguri, si dhe ka folur në lidhje me futjn e dronit në burgun e Peqinit.
Ndërsa deputeti Ferdinand Xhaferri thotë se burgu i Peqinit është kthyer në hotel me 5 yje dhe ai i Durrësit në hotel me 5 yje për të burgosurit e korrupsionit të politikës.
“Degradim që nuk ka shpatulla ta mbajë as drejtoi i burgjeve as ministri, porosia është nga kryeministri. Ndaj guxojnë titullarët e burgjeve të degradojnë institucionin aq sa kthehet në një hotel me 5 yje, Ndaj thoni sot ka një hetim dhe jo një përgjigje. Droni në burgun e Peqinit. Ka pasur një tender për bllokimin e valëve në burgje”, tha Xhaferri.
Më tej ai u drejtua duke thënë “Pse nuk ka funksionuar? Pse nuk vendoset një “Perde” në atë burg të sigurisë së lartë? Përgjigjet janë brenda burgut”.