-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të plagosurit në Malësi të Madhe, autori: Më goditën nipin, u futa plumbin

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri, e dyfishtë ditën e djeshme në Malësi të Madhe. Personat që u qëlluan janë Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj. Autori i dyshuar, Lul Rakaj ka dëshmuar për ngjarjen.

“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur. Nuk e di se çfarë konflikti kanë pasur por di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur. Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati. Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri ndaj duke menduar se mund të më vrisnin qëllova ndaj tyre” tha Lul Rakaj.

Lul Rakaj në vitin 2004 ka vrarë Kolë Gjokaj duke u hakmarrë për babain e tij të vrarë nga vëllai i Kolë Gjokaj më përpara. Pas afro 15 vitesh burg Lul Rakaj u lirua duke u përfshirë në këtë tentativë vrasje me dy të plagosur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit