-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi i Shqipërisë nderon Konferencën e Pezës, Spiropali thirrje për unitet politik

Kryesoret

Në një ceremoni të veçantë, Kuvendi i Shqipërisë nderoi Konferencën e Pezës, duke theksuar rëndësinë e saj në historinë shqiptare si pikë e rëndësishme në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali u bëri thirrje forcave politike që të përqendrohen në bashkëpunim dhe të lënë mënjanë përçarjet për të avancuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian.

Ajo theksoi nevojën për të ndalur “luftërat e përditshme” dhe për të punuar së bashku për një të ardhme të përbashkët.

‘Unë sinqerisht e ëndërroj atë ditë. Që në të përditshmen e politikës shqiptare, pavarësisht ndarjeve reciproke në të mirë e në të këqinj, në të aftë dhe të paaftë, në të ndershëm dhe të korruptuar, në engjëj e banditë, në policin e mirë e policin e keq, në të majtë e të djathtë, duhet të identifikohet mbi çdo gjë tjetër se çfarë na bashkon tej kufirit që na ndan. Çfarë na detyron që të rendim bashkë në një drejtim, të punojmë si një trup me dy krahë drejt një synimi të përbashkët? Për çfarë motivi e arsyesh duket të heqim armët dhe të vemë në punë mendjen e shpirtin? Për çfarë na nevojitet paqja e përkohshme, ndër luftën tonë të paprerë?

 Unë e di që do të jetë shumë e vështirë të shpjegohet nesër për brezin që do të vijë se pse kemi prodhuar kaq helm e tela me gjemba në politikë; por di gjithashtu, që edhe në mos qofshim të zotë ta bëjmë ne, do ta bëjnë ata: ata do të bëhen bashkë në emër të gjakut, gjuhës, historisë dhe aspiratës sonë për të parë gjithmonë se në Shqipëri, Lind aty ku Perëndon!’- tha Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit