Ministrja e Shtetit për Evropë dhe Klimë në Gjermani, Anna Luhrmann, ka kërkuar nga Kosova që të angazhohet urgjentisht për zhbllokimin e CEFTA-s për të avancuar në procesin e integrimit në BE.
Në një fjalim gjatë Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, Luhrmann theksoi se bllokimi i CEFTA-s rrezikon dështimin e Procesit të Berlinit dhe pengon bashkëpunimin rajonal. Ajo kërkoi që Kosova të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve rajonale për të përmirësuar klimën investuese dhe për të avancuar drejt BE-së.
Po ashtu, ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, theksoi përparimet në tranzicionin energjetik dhe rëndësinë e efiçiencës së energjisë, ndërsa ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, diskutoi sfidat e ndryshimeve klimatike dhe përpjekjet për adaptimin ndaj tyre.