Mjekët e përfshirë në skandalin e Onkologjikut vijojnë betejën me drejtësinë duke kërkuar lirimin nga masat e sigurisë. Edmond Gashi, Brikena Qirjazi, Halil Gashi dhe Florian Marku i janë drejtuar Apelit të Posaçëm për të rishikuar vendimin e shkallës së parë.
Edmond Gashi ka kërkuar që t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak. Hetimi në SPAK është regjistruar për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “kontrabandë e ilaçeve”.
Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë më datë 18 shtator vendimin për masën e sigurisë për mjekun e Onkologjikut dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë të akuzuar se kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private.