Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një pjesëtar të ISIS-it, K.H., i akuzuar për përgatitjen e veprave terroriste dhe organizimin e një grupi terrorist.
K.H. dyshohet se ka planifikuar sulme në Ballkan dhe Kosovë në vitin 2016, me qëllim destabilizimin e rajonit dhe krijimin e një shteti islamik.
Ai është i detyruar të qëndrojë në shtëpi dhe do të mbikëqyret nga Policia e Kosovës. Në rast të mosrespektimit, arresti shtëpiak do të zëvendësohet me paraburgim.