Në një zhvillim të fundit lidhur me skandalin e diplomatëve të rreme të Universitetit Wisdom, ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka bërë një deklaratë të fortë.
Kushi, e cila përmendet në një dosje hetimore të Guardia di Finanza, e cila ndërlidhet me një skemë mashtrimi për diplomat false, ka hedhur poshtë akuzat se ka qenë e përfshirë në akreditimin e universiteteve.
Sipas raportimeve, dosja përmend dhurata që ishin përgatitur për zyrtarë të akreditimit të universiteteve, duke përfshirë dhe emrin e Kushi. Megjithatë, ish-ministrja ka sqaruar se Ministria e Arsimit dhe Sportit, si dhe ajo personalisht nuk kanë qenë pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve.
Ajo theksoi se akreditimi i institucioneve arsimore kryhet nga një bord i pavarur ekspertësh dhe nuk ka shkëmbyer dhurata të tilla gjatë mandatit të saj.