Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se janë shpërndarë 4039 bursa në mbështetje të nxënësve të regjistruar në arsimin profesional me një fond prej 281 milion lekësh.
Gonxhja shprehet se këto bursa jepen për nxënësit në bazë të kritereve ekonomike (të ardhurat) dhe jo-ekonomike (degët prioritare, mesatarja shkollore, etj).
Gjithashtua i thotë se “Përmes kësaj mbështetje synojmë integrimin në arsim profesional të çdo nxënësi dhe mbështesim degët prioritare të ekonomisë për forcë punëtore të kualifikuar me paga të larta”.