KFOR ka rritur numrin e forcave në veri të Mitrovicës, me karabinierët italianë të pozicionuar te Ura e Ibrit dhe shtimin e automjeteve të KFOR-it.
Arsyet e këtij shtimi të forcave nuk janë shpjeguar, por kjo është pjesë e trajnimit periodik të forcave të KFOR-it.
Qeveria e Kosovës ka shprehur synimin për të hapur urën për automjete, ndonëse për këtë janë shprehur kundër disa shtete të QUINT-it dhe emisari i BE-së.