Ushtarët shqiptarë të angazhuar në KFOR kanë realizuar një trajnim të rëndësishëm kundër zjarrit në kampin e Novosellës, në fshatin Maxhunaj.
Ky trajnim përfshiu edhe trajnuesit hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktik të KFOR-it. Aktivitetet stërvitore u realizuan me qëllim për të testuar aftësitë e ushtarëve dhe për të ruajtur një gatishmëri të lartë operacionale.
Njoftimi i KFOR-it thekson se ky trajnim është thelbësor për mbajtjen e standardeve të larta të sigurisë dhe efikasitetit në operacione.