Një 59-vjeçar nga fshati Gjorm i Selenicës ka përfunduar në pranga nga Policia e Vlorës pasi në pronën e tij u gjetën 6 bimë kanabisi.
Sipas njoftimit të policisë, bimët janë asgjësuar përmes djegies, ndërsa arrestimi i tij u realizua gjatë një kontrolli në zonë.
Tani ai do të përballet me akuzat për kultivim të lëndëve narkotike.