Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar për vdekjen e ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani, duke shprehur trishtimin e tij për humbjen e njërit nga djemtë më të mirë të familjes politike.
Në një postim në Facebook, Bardhi u shprehu ngushëllime familjes dhe miqve të Bogdanit, duke theksuar se largimi i tij ishte një humbje e madhe për të gjithë demokratët që e vlerësuan për modelin e tij qytetar në politikë.