Oleksandr Usyk, kampioni absolut i botës në peshat e rënda, u arrestua në aeroportin e Krakovit ndërsa po përgatitej të fluturonte për në Valencia. Arrestimi i tij u dokumentua në video, ku duket se boksieri u largua me pranga, megjithatë situata më pas u përshkrua si një keqkuptim.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërhyri urgjentisht dhe ndihmoi në lirimin e Usyk, i cili falënderoi diplomatët ukrainas për mbështetje.
Boksieri, që së fundmi fitoi titujt e botës, ishte në përgatitje për ndeshjen e tij të ardhshme ndaj Tyson Fury.