-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër homazhe për Gerti Bogdanin, Kuvendi shtyn seancën plenare

Kryesoret

Seanca plenare e Kuvendit e planifikuar për nesër do të anulohet dhe do të mbahet të premten.

Kuvendi do të zhvillojë homazhe për ish-deputetin Gerti Bogdani ditën e enjte nga ora 10:00 deri në 12:00 në sallën e seancave plenare. Partia Demokratike njoftoi se flamujt në degën qendrore dhe në rrethe do të ulen në gjysmë shtizë për të nderuar kujtimin e tij.

Ceremonia mortore do të mbahet në orën 12:00. Gerti Bogdani, i martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe baba i dy fëmijëve, ndërroi jetë papritur nga një arrest kardiak. Ai po pinte kafe me miqtë në hotel “Rogner” në Tiranë kur ndjeu vështirësi në frymëmarrje dhe u largua për në tualet, ku u gjet pa ndjenja. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk arriti të mbijetojë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit