Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani 44 vjeç është ndarë nga jeta tragjikisht ditën e sotme pas një ataku kardiak.
Bogdani u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, sipas të cilëve ish-deputeti mbërriti i pajetë.
Por si ndodhi ngjarja?
Sipas policisë rreth orës 11:30 në ambientet e një hoteli, Rogner në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është gjetur pa ndjenja në tualet. Bogdani është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Po sipas njoftimit të policisë, nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish deputeti i PD, Gerti Bogdani