Në Pogradec, është arrestuar M. M., një infermier 36-vjeçar në Urgjencën e Spitalit, pas akuzave për ngacmim seksual.
Ndalimi erdhi pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “STOP”, ku një vajzë denoncoi infermierin për veprat e tij.
Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Korçës për procedura të mëtejshme.