Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 21 ton peshk të kontaminuar me parazitë të llojit ‘Anisakis’.
Gjatë kontrolleve, inspektorët zbuluan shenja të pranisë së parazitëve në peshk të ngrirë. Pas konfirmimit, peshku u tërhoq nga tregu dhe për shkak të pamundësisë së kthimit, u asgjësua.
AUV theksoi se do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e konsumatorëve duke mos lejuar produkte të papërshtatshme në treg.