Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se opozita do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme në një koalicion të ngushtë me Partinë Lëvizja Sociale për Integrim (PL).
Në një intervistë për “Opinion”, Berisha shprehu optimizëm për raportet e tij me kreun e PL-së, Ilir Meta, duke e cilësuar bashkëpunimin si një hap të rëndësishëm drejt fitores.
“Me zotin Meta unë kam raporte shumë të mira. Bashkëpunimi në zgjedhje do jetë i ngushtë, si mes dy aleatëve, një koalicioni që ecën drejt fitores.
Referuar listës së PD në zgjedhje, ai theksoi se “nuk ka asnjë të paragjykuar nga ata që vendosin të luftojnë kundër Edi Ramës.”
Kujtojmë se edhe në zgjedhjet lokale, PD e PL garuan bashkë ndaj rivalëve politikë me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, tha Berisha.