Jep dorëheqjen anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska. Lajmin konfirmohet për “5Pyetjet.al” zyrtarisht nga Gjykata Kushtetuese.
“Po, gjyqtarja Elsa Toska ka paraqitur kërkesë për dorëheqje sot” -tha gjykata Kushtetuese për “5Pyetjet.al”.
Ende nuk dihet arsyeja që ka shtyrë zonjën Toska që të largohet nga gjykata më e lartë në vend.
Në muajin nëntor të vitit 2019 u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe sot u largua.