Ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani. Ai ndërroi jetë dje në moshën 44-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak teksa ishte duke pirë kafe në një nga lokalet në qendër të Tiranës.
Pavarësisht ndihmës dhe dërgimit në spital, nuk arriti që të mbijetonte. Zemra e tij pushoi së rrahuri. Sot, shokët, miqtë, të afërmit po i japin lamtumirën e fundit në homazhet që po mbahen në ambientet e Parlamentit të Shqipërisë.