-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndryshime për studentët e Mjekësisë, Gjonaj: Rritet mbështetja dhe mundësitë për punësim

Kryesoret

Deputetja Etilda Gjonaj prezantoi në Kuvend ndryshimet në ligjin për studentët e Mjekësisë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që synojnë të adresojnë mungesën e mjekëve në zonat e izoluara.

Ajo theksoi se këto ndryshime do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe do të rrisin kapacitetet e sistemit shëndetësor.

Gjonaj sqaroi se studentët që përfundojnë studimet do të kenë prioritet për t’u punësuar në institucione shëndetësore dhe, nëse nuk punësohen brenda 3 muajsh, do të trajtohen me 80% të pagës së mjekut të përgjithshëm në kujdesin parësor për një periudhë të caktuar.

Këto masa synojnë të sigurojnë mbështetje financiare dhe të rrisin motivimin për mjekët që shërbejnë në zona të vështira.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit