-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi në Roskovec: Qeveria kundër interesave të qytetarëve, PD e gatshme për betejë

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një vizitë në Roskovec, kritikoi qeverinë për punën e saj kundër interesave të qytetarëve dhe për keqadministrimin e zonës.

Ai theksoi se Partia Demokratike është e gatshme për betejën e radhës, duke akuzuar qeverisjen lokale dhe qendrore për abuzime dhe përpjekje për të mbështetur një projekt ndërtimi të TEC-it, që dëmton mjedisin dhe shëndetin e banorëve.

“Shembulli më tipik për këtë është që në vend të mbështetjes për bujqësinë, në vend të mbështetjes për biznesin e vogël, pushteti qendror dhe ai lokal janë bërë bashkë kundër interesave të qytetarëve, në mbështetjen e interestave korruptive të ndërtimit të një TEC-i me impakt jashtëzakonisht negativ për mjedisin, jetën dhe shëndetin e banorëve.

Duke qëndruar në krah të banorëve, mora menjëherë angazhimin për të mbledhur të gjitha faktet dhe për të kundërshtuar sot padrejtësinë që po u bëhet dhe për të anuluar nesër në qeverisje këtë projekt shkatërrues për zonën”, shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit