-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha mban një minutë heshtje për Gerti Bogdanin në protestë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një minutë heshtje në protestën e “Rrugës së Shpresës” për nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani. Ai e përshkroi Bogdanin si një “përfaqësues të virtytshëm” të PD-së dhe theksoi humbjen e tij të madhe për demokratët.

Në fjalën e tij, Berisha u drejtoi pjesëmarrësve me përshëndetje të ngrohta, duke përmendur rëndësinë e kauzës së drejtë për qytetarët shqiptarë.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestare dhe qëndrestarëve të pamposhtur, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.

Përshëndetje të përzemërta oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që përcjellin në të katër anët e vendit të vërtetat e Shqipërisë së sotme, besimin dhe shpresën tek e ardhmja.

Një përshëndetje të përzemërt të gjithë atyre që sot detyruan Erion Veliaj t’ia mbathë nga bashkia.

Përshëndetje për protestën e tyre të pamposhtur.

Të dashur miq, dje demokratët dhe qytetarët e Tiranës përcollën në banesën e fundit Gerti Bogdanin, njërin nga përfaqësuesit më të virtytshëm të qytetarisë së Tiranës, të PD-së, të rinisë shqiptare.

Ju ftoj ta nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e ndritur, veprën e pavdekshme të Gerti Bogdanit.

I përjetshëm kujtimi i mikut tonë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit