Armando Broja vazhdon procesin e rikuperimit nga dëmtimi i pësuar gjatë një ndeshjeje miqësore me Çelsin. Ai kaloi në huazim te Evertoni, i cili ishte i vetëdijshëm për gjendjen e tij, por vendosi ta marrë me kushtin që rroga e tij të mbulohej nga Çelsi derisa të rikthehet në fushë.
Sipas raportimeve, Broja nuk pritet të kthehet në ndeshje as këtë muaj, por ka shpresa që në mesin e tetorit të jetë gati për disa minuta. Evertoni, pa pikë pas katër ndeshjeve, ndodhet në një situatë të vështirë dhe ndihma e Brojës do të ishte shumë e nevojshme për të shmangur rënien nga kategoria.